Kushtet e përdorimit janë të detyrueshme nëse vazhdoni me blerjen dhe shfrytëzimin e platformës www.xiaomistore-ks.com apo  www.xiaomistoreks.com – Deko Solution LLC Në momentin e pranimit të tyre ju pajtoheni që ky pëlqim të pranohet si kontratë e lidhur në mes Blerësit (Konsumatori) dhe Shitësit (www.xiaomistore-ks.com, Deko Solution LLC) me adresë në Ukshin Hoti no.3 (Prime Residence), Prishtina 10000, me NUI: 810862781.

(www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC. kërkon nga ju që ti lexoni me kujdes të gjitha informacionet dhe kushtet e blerjes, pasi që me pranimin e këtij teksti, rregullave dhe kushteve konsiderohet përfundimisht kontratë në mes Blerësit (Konsumatori) dhe Shitësit (www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC).

www.xiaomistore-ks.com është Platformë e Shitjes Online nën ombrellën e Deko Solution LLC, të cilët ofrojnë artikuj për blerje online. Deko Solution LLC, ka të drejtën e ofertave për shitje online gjithashtu edhe në Dyqanet fizike – Xiaomi Store Kosova. Webfaqja online shpalos artikuj të ndryshëm për konsumatorët të cilët preferojnë blerjen online dhe dërgesat në adresën e tyre sipas kushteve dhe rregullave të blerjes.

Për dërgesat me vlerë deri në shumën 19.99 Euro duhet të paguhet Transporti i Porosisë që është 2.00 Euro, për dërgesat nga vlera 19.99 Euro e tutje Transporti i porosisë është GRATIS.

* Transporti nuk llogaritet në disa artikuj të caktuar të cilët janë të liruar nga pagesa e Transportit pa marrë parasysh vlerën. *

 

Nëse përdoruesi i webfaqes www.xiaomistore-ks.com nuk pajtohet me rregullat e blerjes dhe politikat e privatësisë atëherë ai/ajo duhet të largohet nga faqja dhe ta ndërpret përdorimin dhe shfletosjen e webfaqes. Nëse vazhdoni me shfletim dhe me porosi ju pajtoheni që keni lexuar, kuptuar dhe pranuar Kushtet e cekura dhe jeni dakord me detyrimet e caktuara në webfaqe.

www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC. sigurohet që të gjitha të Dhënat Personale të grumbulluara nga përdoruesit dhe vizitorët të trajtohen në përputhje me Ligjin nr 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

KUSHTET E PËRDORIMIT DHE BLERJES TË PRODUKTEVE

 

Artikujt e ofruar nga  Deko Solution LLC. në www.xiaomistore-ks.com janë artikuj që ekzistojnë në gjendje/sasi dhe i përmbahen specifikave të vendosura. Gjithashtu kanë të drejtën të ndryshojnë pa paralajmërim.

Artikujt që bëhen porosi, dërgesat bëhen prej 1-3 ditë pune, gjithashtu gjatë dorëzimit artikujt duhet të jenë në gjendje të rregullt (të paketuara) pa dëmtime. Artikujt i dorëzohen postës me paketim nga www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC.

Në rast të dëmtimit të artikullit gjatë dërgesës, konsumatori është i obliguar që të lajmëroj shitësin dhe të organizoj kthimin e artikullit me atë të ri dhe të padëmtuar, brenda 24 orëve. Kthimi duhet të bëhet nga vet Konsumatori ose nëse pajtohet të paguaj shpenzimet e dërgesës (postën) prej 2.00 Euro dhe duhet të evidentohet dëmtimi me anë të fotografive.

Artikujt e blerë përmes webfaqes www.xiaomistore-ks.com nuk mund të kthehen për faktin se konsumatorit nuk i pëlqen artikulli, përveç nëse artikulli është i dëmtuar të cilat janë shkaktuar nga prodhuesi/fabrika.

Pagesat mund të bëhen në 3 mënyra të ndryshme të cilat janë të përcaktuara në webfaqe si: 1. Paguaj me kartelë; 2. Paguaj me para në dorë dhe 3. Transfer Bankar. Konsumatori ka të drejtën të zgjedhë se çfarë mënyre të pagesës dëshiron të procesoj në rast të blerjes së artikujve përmes www.xiaomistore-ks.com

GARANCIONI ARTIKUJVE

 

Artikujt që kanë Garancion do ta kenë të cekur kohëzgjatjen e Garancionit në përshkrim të artikullit.

Garancioni është valid vetëm me dokumentat përcjellëse si: Kuponi fiskal dhe fletë konfirmimi i kuponit. Garancioni llogaritet nga data e pranimit të porosisë. Për çdo problem eventual brenda Garancionit konsumatori duhet të kontaktoj me  www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC. dhe ta sjell artikullin në Servis për riparim ose zëvendësim të artikullit nëse riparimi nuk është i mundur.

 

Për të gjitha produktet Xiaomi shitura në Kosovë, në periudhën e garancionit por edhe pas saj, pikat tona të servisit sigurojnë pjesë këmbimi origjinale nga fabrika Xiaomi. Për shërbimin e garancionit, ju lutemi kontaktoni shërbimin tonë më të afërt të autorizuar nga ne. Kompania Xiaomi garanton që të gjitha pajisjet dhe aksesorët e prodhuara prej saj, janë konform specifikave teknike të deklaruara dhe janë të kualifikuara për përdorimet e parashikuara. Përdorimi komfort këtyre specifikimeve e udhëzimeve përkatëse të përdorimit, bën të mundur edhe përfitimin e garancionit sipas produkteve përkatëse. Ky garancion përfitohet për pajisje që përdoren në ambiente familjare banimi. Nëse pajisjet janë përdorur në biznes, ata nuk mund të mbulohen nga ky garancion.

 

Garancioni përfitohet vetëm kur sëbashku me faturën e shitjes me datën e shitjes, paraqiten edhe dokumentet origjinale të garancionit të produktit (të plotësuar: data e shitjes, vula dhe nënshkrimi i shitësit). Të gjitha defektet e fabrikës dhe mangësitë që mund të dalin gjatë periudhës së garancisë, do të eliminohen pa pagesë nga servisi ynë.

 

Garancioni nuk vlenë për rastet e mëposhtme:

bateri, llambëza, qese vakumi, filtera etj.,

Për defekte nga përdorimi jo i drejtë ose jo sipas manualit përkatës të përdorimit,

riparimet paraprake të bëra nga persona të paautorizuar,

instalimi i pjesëve jo origjinale,

  • trajtimi i pakujdesshëm i produktit,
  • dëmtimet e shkaktuara nga tensioni elektrik apo mekanik për faj të klientit ose të një palë të tretë
  • instalimi jo i saktë i pajisjes
  • përdorim i pajisjes jo në ambiente familjare banimi (kafene, dyqan shitje, etj.),
  • për defekte rastësore si: shkarkime elektrike, shkrepëtira, përmbytje, tërmete, zjarre etj.

Për çdo problem eventual brenda Garancionit konsumatori duhet të kontaktoj me www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC në numrin e telefonit 048 44 55 00 dhe ta sjell artikullin në Servis për riparim ose zëvendësim të artikullit nëse riparimi nuk është i mundur ose rimbursohen mjetet në vlerën e blerë.

www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurohet se fotografitë e artikujve, përshkrimet dhe të dhënat tjera të artikujve të jenë sa më të sakta për konsumatorin dhe të pasqyrojnë të vërtetën dhe origjinalitetin e artikullit. Gjithsesi mund të ndodhin gabime teknike të cilat janë të lejueshme dhe të kuptueshme.

Ndryshimet e përshkrimeve të artikujve mund të bëhen pa paralajmërim dhe në çfarëdo kohe www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC do të bëjë përpjekje maksimale që të sigurohet se fotografitë e artikujve, përshkrimet dhe të dhënat tjera të artikujve të jenë sa më të sakta për konsumatorin dhe të pasqyrojnë të vërtetën dhe origjinalitetin e artikullit. Gjithsesi mund të ndodhin gabime teknike të cilat janë të lejueshme dhe të kuptueshme.

Ndryshimet e përshkrimeve të artikujve mund të bëhen pa paralajmërim dhe në çfarëdo kohe.

 

PËRMBARIMI I DETYRIMEVE DHE ZGJEDHJA E KONTESTEVE

Nëse përdoruesi është person fizik dhe ka detyrime apo konteste me www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC. palët do të drejtohen në gjykatën themelore në vendbanimin e përdoruesit.

Ligjet e aplikueshme janë ligjet e Republikës të Kosovës të cilat janë në fuqi.

www.xiaomistore-ks.com – Deko Solution LLC. ka të drejtë të kërkojë përmbarimin e faturave dhe detyrimeve përmes përmbaruesëve privat, sipas nenit 29 të Ligjit Për Procedurën Përmbarimore.

Kategoritë

_____________________________

Lista e deshirave

_____________________________

Kontakt

info@xiaomistore-ks.com
+383 (48) 44 55 00
Albi Mall, Kati 0 – Hyrja B, Prishtinë