1. Siguria

Të Dhënat Personale të regjistruara nga ana juaj do të ruhen në Databazat tona dhe do të jenë Konfidenciale. Kështu që ju si blerës jeni përgjegjës për llogarinë tuaj të hapur në platformën për blerje online www.xiaomistore-ks.com dhe të gjitha informatat e regjistruara.

1.1 Të Dhënat për Procesim të Pagesave

Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të Dhënat e Kartelave Bankare me të cilat mund të kryhet Pagesa. Në raste kur Procesimi i Pagesave kryhet nga palët e treta Kushtet dhe Politikat e Palëve të Treta aplikohen.

2. POLITIKA E PRIVATËSISË

Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për Ne. Në përgjigje të rregullores së re për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), që është në fuqi në Bashkimin Evropian prej datës 25 Maj 2018, Ne kemi fillluar të përditësojmë Kushtet e Shërbimit, Sigurisë dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo Rregullore kërkon zbatim vetëm për Qytetarët në Bashkimin Evropian, Ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel Global duke përfshirë edhe Kosovën. Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e Sigurisë për mbledhjen e të Dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.

3. NDRYSHIMET E POLITIKËS SË PRIVTËSISË

Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në web faqen tonë www.xiaomistore-ks.com

4. MBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Ne mund të mbledhim të Dhënat dhe Informatat tuaja Personale kur ju shfrytëzoni dhe vizitoni faqen dhe shërbimet tona. Kur ju regjistroheni dhe hapni llogari në webfaqen tonë.

  • Të dhënat Personale që ne mund t’i mbledhim janë:

Emri dhe Mbiemri, Adresa, Numri i Telefonit, dhe E-mail Adresa

Adresa e Dërgesës apo Adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt;

Mosha, Gjinia, Interesat dhe Preferencat Tuaja;

Informata mbi Vendndodhjen Gjeografike, nga IP adresa;

Historia e Kërkimit.

5. ARSYEJA E MBLEDHJES DHE PËRDORIMIT

  • Ne përdorim dhe ruajmë të Dhënat tuaja Personale të mbledhura nga ju për qëllimet e paraqitura si më poshtë:
  • Identifikimi i userit tuaj për qasje të Sigurisë në shërbime tona;
    Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj klientëve; Për të ju kontaktuar në lidhje me llogarinë tuaj;
    Dërgimi i email për të vërtetuar llogarinë me email apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve përmes telefonit;
    Për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar aktivitetet mashtruese dhe ilegale;
    
Ne ruajmë të Dhënat tuaja Personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi;

    Ne i përdorim të Dhënat e juaja për të ju shërbyer më mirë.
  • Gjithnjë duke u bazuar në “Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i cili thotë:

Neni 5

Përpunimi i ligjshëm i të dhënave personale

1. Përpunimi i të Dhënave Personale është i ligjshëm vetëm nëse zbatohet, të paktën, njëri nga kriteret e mëposhtme:

1.1 nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij për përpunimin e të dhënave të tij Personale për një ose më shumë qëllime specifike;

6. ÇFARË JANË COOKIES?

Cookies është një fajll standard që vendoset në kompjuterin apo pajisjen tuaj dhe shërben për të lehtësuar ndërveprimin ndërmjet përdoruesit dhe web faqes. Ato lejojnë që web faqet të ruajnë preferencat dhe aktivitetet e shfrytëzuesit, në këtë mënyrë kursen kohë dhe kontribuon në shfletimin efikas të internetit.

Njëra prej shumë arsyeve për të përdorur Cookies është aftësia e tyre për të ruajtur informacione në faqen e internetit, për preferenca të përdoruesit (p.sh. përzgjedhja e gjuhës, numri i klikimeve, madhësia e shkronjave, lloji i fontit, etj). Përveç kësaj Cookies gjithashtu lehtësojnë implementimin e shërbimeve të internetit (regjistrimi në web faqe, shporta e blerjes online, abonimet, shikimi i videove etj) gjithashtu edhe mbledhjen e informatave mbi zakonet e përdoruesve të internetit, (numri i vizitave, përmbajtjet interesante për përdoruesit etj.) Të gjitha këto opsione ndihmojnë për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe vlerësojnë efikasitetin e web faqes.

Për hir të Transparencës, ne kemi bërë një listë të të gjitha Cookies që ne përdorim dhe qëllimet e tyre. Ju lutemi të mbani në mend se me anë të përdorimit të mëtejshëm të kësaj faqe ju jeni duke rënë dakord me përdorimin e Cookies të listuara në paragrafin më lartë.

7. TË DHËNAT E JUAJA NË LLOGARINË E KRIJUAR NGA JU

Nëse jeni regjistruar për llogari në www.xiaomistore-ks.com ne ju ofrojmë të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të Dhënat Personale që na i keni ofruar dhe që janë të lidhura me llogarinë tuaj.

8. PRAKTIKAT E PRIVATËSISË SË PALËVE TË TRETA

Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja Personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë. Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të Dhënave tuaja Personale me palën e tretë, të vlerësoni me kujdes Politikat e tyre të Privatësisë dhe Sigurisë.

Kategoritë

_____________________________

Lista e deshirave

_____________________________

Kontakt

info@xiaomistore-ks.com
+383 (48) 44 55 00
Albi Mall, Kati 0 – Hyrja B, Prishtinë